RTSH 24 Live

Politikë

Samiti i NATO-s, Rama kthehet në Shqipëri: I rëndësishëm në zgjidhjen e ngërçit për hapjen e negociatave

30/06/2022

Samiti i NATO-s, Rama kthehet në Shqipëri: I rëndësishëm në zgjidhjen e ngërçit për hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën dy ditore në Madrid, ku mori pjesë në Samitin e NATO-s, ndërsa po kthehet në Shqipëri. Me një postim në Facebook, teksa ka publikuar foto nga disa momente gjatë Samitit, Rama e konsideron atë të rëndësishëm sa i takon zgjidhjes së ngërçit për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE dhe në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën.

Për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla bëri me dije këtë të enjte se ishte arritur dakordësia mes 27 vendeve të Bashkimit Evropian për të mbajtur javën e ardhshme Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare do të shënojë dhe fillimin zyrtar të bisedimeve për anëtarësim.

/rtsh.al/