RTSH 24 Live

Politikë

Samiti i NATO-s, Rama diskutime me presidentin bullgar Radev: Mbase sot lajmi i mirë

30/06/2022

Samiti i NATO-s, Rama diskutime me presidentin bullgar Radev: Mbase sot lajmi i mirë
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti bullgar Rumen Radev

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një lajm të mirë për Shqipërinë gjatë ditës së sotme, edhe pse nuk ka bërë të tjera komente. Duke postuar pjesë nga takimet e tij në samitin dy ditor të NATO-s në Madrit, Rama shihet kur ‘diskuton gjatë’ me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Nga takimi i tyre ‘kokë më kokë” dhe pas heqjes së vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut, “lajmi mirë” i paralajmëruar nga Rama mund të jetë edhe caktimi i një date për mbajtjen e konferencë së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 “Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruan Kryeministri krah videos dhe fotove të publikuara nga samiti.

Gjithashtu në ditën e dytë të punimeve të samitit të NATO-s në axhendën e kryeministrit Rama është edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike dhe operator evropian i sistemit të transmetimit, i cili zotëron dhe operon rrjetin e gazit të Spanjës.

Megjithatë mbetet për t’u mësuar se kush është lajmi i mirë.

/rtsh.al/