RTSH 24 Live

Politikë

Samiti i NATO-s, Osmani takohet me Ramën: Koordinojmë përpjekjet që Kosova t’i bashkohet sa më parë Aleancës

10/07/2024

Samiti i NATO-s, Osmani takohet me Ramën: Koordinojmë përpjekjet që Kosova t’i bashkohet sa më parë Aleancës

Të pranishëm në Uashington në margjina të samitit të NATO-s, kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë zhvilluar një takim sëbashku.

Në një postim në X (dikur Twitter), Presidentja Osmani shkruan se ata diskutuan për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta për anëtarësimin e Kosovës sa më shpejt në NATO.

“Me Kryeministrin Edi Rama në margjina të Samitit të NATO-s në Uashington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, shkruan Osmani.

/rtsh.al/