RTSH 24 Live

Botë

Samiti i NATO-s, nis punimet Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi më i lartë vendimmarrës

29/06/2022

Samiti i NATO-s, nis punimet Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi më i lartë vendimmarrës

Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi më i lartë vendimmarrës i aleancës, ka nisur punimet.

Këtë të mërkurë është duke u zhvilluar samiti i NATO-s në Madrid, ku pritet të merren masa lidhur me kërcënimin rus në Ukrainën duke shprehur mbështetjen  ndaj popullit të Ukrainë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Në Madrid ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Rama është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ndërsa po ashtu është mirëpritur në Samit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.

/rtsh.al/