RTSH 24 Live

Politikë

Samiti i NATO, Kryeministri Rama takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden

29/06/2022

Samiti i NATO, Kryeministri Rama takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Spanjë në samitin e NATO është takuar edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Po ashtu, Rama është mirëpritur në Samit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.

Më herët kreu i qeverisë është takuar edhe me mbretin Filipe VI i Spanjës dhe Mbretëreshën Letizia në një darkë gala në Pallatin Mbretëror të Madridit, ku morën pjesë gjithashtu edhe liderët e shteteve anëtare të NATO. Kryeministri Rama shoqërohej në mbrëmjen mbretërore gala nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

Ndërsa në ditën e dytë të punimeve të Samitit më 30 qershor, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson. Kreu i qeverisë shoqërohej në Samit nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

/rtsh.al/