Sot (11 shtator) në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të mbahet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Bërdo-Brijunit ku pjesëmarrës do të jetë edhe Presidenti e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ky takim organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.
Liderët pritet që të miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të ballkanit në BE.
Vendet pjesëmarrëse janë edhe: Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.
Samiti i Bërdo-Brijunit është një organizim i përvitshëm shumëpalësh në Ballkanin Perëndimor, i iniciuar në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.
Përgjatë dy ditëve, presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderët e partive politike shqiptare.
/rtsh.al/