RTSH 24 Live

Politikë

Samiti i BE, Macron anulon konferencën për shtyp me Charles Michel dhe Ursula von der Leyen

23/06/2022

Samiti i BE, Macron anulon konferencën për shtyp me Charles Michel dhe Ursula von der Leyen

Ndryshe nga çfarë ishte lajmëruar, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk do të zhvillojnë një konferencë për mediat pas përfundimit të punimeve të Samitit të BE. Anulimi i kësaj konference është bërë me kërkesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron, ndërsa arsyet nuk dihen ende.

27 liderët e BE janë mbledhur në Bruksel, ku u miratua dhënia e statusit kandidat për Ukrainën, ndërsa pritet të vendoset edhe nëse do t’i hapet “drita jeshile” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Shpresat janë të pakta, teksa Bullgaria ka ritheksuar këtë të enjte se nuk do të heqin dorë nga veto ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se një përgjigje negative nga ky Samit nuk do të ishte befasi, ndërsa e ka konsideruar “turp” për Europën faktin që po dështojnë të zgjidhin çështjen e Bullgarisë.

/rtsh.al/