RTSH 24 Live

Politikë

Samiti i 6 dhjetorit, Xhaçka: Riafirmon rëndësinë gjeopolitike të rajonit dhe angazhimin e BE për integrimin e Ballkanit

29/11/2022

Samiti i 6 dhjetorit, Xhaçka: Riafirmon rëndësinë gjeopolitike të rajonit dhe angazhimin e BE për integrimin e Ballkanit

Samiti i 6 dhjetorit i BE-Ballkanit Perëndimor në Tiranë do të jetë një riafirmim i Bashkimit Europian për anëtarësimin e rajonit në familjen europaine.

Ardhja e liderëve të Europës në Tiranë, për ministren e Jashtme Olta Xhaçka do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit por edhe një treguar se Ballkani ka rëndësi gjeopolitike dhe  gjeostrategjike për BE.

Xhaçka shtoi se ky samit ka rëndësi edhe me sigurinë e brishtë që ka shkaktuar lufta e Rusisë në Ukrainë.

“Fakti që Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, flet për një sërë ndryshimesh madhore në kuptimin gjeopolitik të BE-së drejt një imperativi për një vëmendje të qëndrueshme gjeostrategjike të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, alias Evropën Juglindore, veçanërisht në kontekstin e shumëfishtë të sigurisë që ka krijuar lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Unë do të thoja se pritshmëritë për samitin janë të dyfishta: së pari riafirmimi i një angazhimi të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimi i hapave pozitivë në të gjitha proceset përkatëse integruese evropiane të vendeve të rajonit, veçanërisht pas Konferencave të para Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik 2022”, tha Xhaçka.

Samit do të shërbejë edhe si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit me BE në shumë fusha si siguria dhe politika e jashtme, energjia, transporti e dixhitalizimi.

“Së dyti, Samiti duhet të shërbejë si një mundësi ku bollëku i një morie angazhimesh midis dy rajoneve vjen në fuqi, nga siguria tek çështjet e politikës së jashtme, tek sundimi i ligjit, tregu i brendshëm dhe bashkëpunimi në sektore të veçanta si: energjia, transporti, punët e brendshme, dixhitalizimi etj. Një angazhim më i thellë, hap pas hapi, në të gjithë këta sektorë, do të krijojë standardet e dëshirueshme që Ballkani Perëndimor të jetë në gjendje të përfitojë nga mënyra e përshpejtuar e integrimit sektorial përpara se të bëhen anëtarë të plotë të BE-së. E fundit por jo më pak e rëndësishme; do të jetë një mundësi e mirë për t'u treguar udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse mikpritjen shqiptare në mënyrën e duhur”, tha Xhaçka.

Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbërrijnë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërsa ky samit i BE zhvillohet përherë të parë në një vend të rajonit.

/rtsh.al/