RTSH 24 Live

Aktualitet

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, pezullohen disa nga linjat e transportit urban nga ora 06:00 deri në orën 20:00

06/12/2022

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, pezullohen disa nga linjat e transportit urban nga ora 06:00 deri në orën 20:00

Një pjesë e madhe e rrugëve në Tiranë janë bllokuar si pjesë e masave të sigurisë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor për mbarëvajtjen e saj. Për shkak të këtyre masave të sigurisë, Bashkia e Tiranës ka pezulluar punën e disa linjave të transportit urban në vend.

Pezullimi do të nis në orën 06:00 deri në orën 20:00 të mbrëmjes të 6 dhjetorit.

Linjat e pezulluara të transportit publik

-Linja Selitë-kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias

-Kodra e Diellit-Kristal-Qendër-Stacioni i trenit-Allias

-Teg- Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish stacioni i trenit

-Kashar-Yzberisht-Qendër

-Qendër-QTU-Megatek-City Park

-Institut-Qendër

-Ish stacioni i Trenit-Qendër Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-Teg

-Qyteti Studenti-Jordan Misja

-Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit

- Tirana e Re

/rtsh.al/