RTSH 24 Live

Politikë

Salianji: Shqipëria e humbi luftën me sulmin kibernetik! Balluku: Të dhënat nuk janë fshirë nga sistemi

22/09/2022

Salianji: Shqipëria e humbi luftën me sulmin kibernetik! Balluku: Të dhënat nuk janë fshirë nga sistemi

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka risjellë në vëmendje agresionit iranian mbi portalet qeveritare. Gjatë fjalës së saj Balluku tha se vendi ynë nuk ka qenë i përgatitur për sulm të këtij niveli, ndaj ishte e pamunduar që të përballohej. Balluku deklaroi se edhe pse sulmi i paprecedentë ka pasur për synim fshirjen e të dhënave asnjë e dhënë nuk është zhdukur nga sistemi.

Ata kanë qëndruar 14 muaj patjetër. Se kanë qenë të padukshëm. Ne nuk kemi sisteme të avancuara. Nuk kemi qenë të përgatitur për sulm të këtij niveli të organizuar nga një shtet tjetër. Ne kemi qenë në sulme të ndryshme, të hakerave amator apo profesionist. Por kjo ishte e pamundur për ne të përballonim këtë sulm. Sulmi i paprecedentë ka pasur për synim fshirjen e të dhënave, ka nisur si sulm për të marrë të dhëna dhe për të tregtuar ato, por më pas është transformuar në një sulm që duhet zeroclear. Asnjë e dhënë nuk është zhdukur nga sistemi, këtë ka thënë kryeministri. Ky sulm ka pasur për synim fshirjen e të dhënave dhe nuk ia kanë dalë. Zero Clear, fakti që sot të gjitha të dhënat vijojnë të jenë tregojnë që pavarësisht sulmit  nuk ia kanë dalë të fshinin sistemet tona. Shqipëria është në një sulm të një shteti që i ka edhe mundësitë financiare dhe kapacitetet për t’ia dalë” tha Balluku.

Deputeti i PD Ervin Salianji  e ka konsideruar si dështim nga ana e qeverisë harërimin nga Irani të sistemeve. Duke e konsideruar si ngjarjen më të rëndë, ai u shpreh se Shqipëria e humbi luftën me sulmin kibernetik.

"Ka dështuar sistemi. 14 muaj ka qëndruar në sistem hakërri që ka hyrë nga Irani. Hakërrimi ka nisur në maj, pasi qeveri au ka lehtësuar me të gjitha të dhënat personale që u përdorën për patronazhim. A ka bashkëpunëtor. A ka ndonjë përgjegjës këtu. Nëse duhet mbështetje. Nuk janë përditësuar sistemet e aplikacioneve.  Kjo është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur, por nuk mund të kalojë pa një përgjegjës. Shqipëria e humbi luftën me sulmin kibernetik.’-tha Salianji.

Shërbimet publike online në vend ranë pre e një sulmi kibernetik më 15 korrik, ku përgjegjësinë për këtë e mori grupi “Homeland Justice” pro-iranianë. Hackerat kishin si qëllim të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian të muxhahedinëve në Shqipëri, të cilët do të zhvillonin një konferencë më 23 dhe 24 korrik, por që u anulua për shkak të kërcënimeve për sulme terroriste. Takimi botëror i Iranit të Lirë do të mbahej në kamp dhe mes të ftuarve kishte edhe ligjvënës amerikanë.

/rtsh.al/