RTSH 24 Live

Aktualitet

Sali Berisha në familjen e 7-vjeçares që humbi jetën në Himarë: Erdha si qytetar, demokratët do jenë pjesë e protestës

04/08/2022

Sali Berisha në familjen e 7-vjeçares që humbi jetën në Himarë: Erdha si qytetar, demokratët do jenë pjesë e protestës

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet në familjen e 7-vjeçares që humbi jetën tragjikisht në plazhin e Potamit pasi u godit nga një gomone. Berisha ka deklaruar para mediave se ka qenë në familjen e 7-vjeçares së ndjerë, si qytetar. Ai pohoi se do të marrë pjesë në protestën që do të mbahet sot (4 gusht) nga shoqëria civile përpara Ministrisë së Brendshme.

“Erdha si qytetar për t’i shprehur ngushëllimet familjes së Jonadës e cila humbi jetën nga një krim horror. Ngjarja ka tronditur thellë çdo shqiptar, çdo njeri. Si krim i shëmtuar duhet të ishte vetëm një individ si ai që e kreu. Kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë. Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë, nëse do të kryhej nga një qytetar i thjeshtë. Ky akt u krye nga një njeri i qeverisë, me një mjet monstruoz krimi siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi motorë. Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, 3*4 metra. Komisari nuk është asgjë tjetër veçse një xhelat. Do marr pjesë në protestë si qytetar. Unë dhe demokratët do jemi pjesë e protestës”, tha Berisha.

/rtsh.al/