RTSH 24 Live

Sociale

Sa të sigurt jemi në plazhe?

16/07/2021

Sa të sigurt jemi në plazhe?

Ashtu sic do vit, për fat të keq sezoni turistik po shoqërohet me humbje jetësh në plazhe. Vetëm gjatë ditës së martë, në plazhin e Durrësit humbën jetën dy pushues, njëri nga Serbia dhe tjetri nga Kosova. 
Pothuajse gjithë zona e rërës është mbushur me cadra dhe shtretër plazhesh, që u takojnë subjekteve private. Këta të fundit janë të detyruar me ligj që të ndërtojnë një kullë vrojtimi 3 m të lartë dhe të paguajnë një vrojtues plazhi të certifikuar nga Federata e Vrojtuesve të Plazhit. Është e lehtë të verifikohet se janë mjaft të pakta kullat e vrojtimit. Këtë pohojnë edhe pushuesit:

Shumica e rasteve me vdekje që janë regjistruar në plazhe kanë ardhur nga infarkte kardiake dhe për këtë arsye mjekët sugjerojnë që pushuesit të bëjnë kujdes dhe ët shmangin temperaturat e larta.

Po cili është autoriteti që kontrollon mbarëvajtjen dhe zbatimin e ligjit për funksionimin e plazheve? 
Task forca e krijuar për këtë qëllim detyron Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencinë Kombëtare të Turizmit, por në grupin e punës duhet të ketë edhe përfaqësues të policisë së shtetit. Disa ditë më parë policia e shtetit nisi kontrollin e të gjithë plazheve private për të parë nëse ishin pajisur  apo jo me licensën përkatëse, por vetëm kaq. 
Plazhet private vazhdojnë të funksionojnë në shkelje të ligjit, pa përmbushur detyrimet për ngritjen e kullave të vrojtimit dhe personelit përkatës.