RTSH 24 Live

Kuriozitete

Sa është numri i organeve në trupin e njeriut?

24/11/2022

Sa është numri i organeve në trupin e njeriut?

Trupi i njeriut është studiuar për mijëvjeçarë por edhe sot përgjigjet për këtë pyetje mund të jenë të ndryshme: ka 78 ose 283 ose 315 organe ose triliona nëse numëroni çdo nerv të vetëm. Sasia e organeve brenda trupit tonë varet nga mënyra se si i numërojmë ato, shpjegon Lisa MJ Lee, profesoreshë e asociuar e biologjisë qelizore dhe zhvillimore në Universitetin e Kolorados në Denver.

Organet, thekson Lee janë koleksione indesh që punojnë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët secila duke siguruar një funksion për performancën e njeriut ose vetë mbijetesën. Megjithatë, vetëm pesë janë absolutisht të nevojshme për të jetuar: truri, zemra, mëlçia, një veshkë dhe të paktën një mushkëri.

“Sasia e organeve në trupin tonë varet nga mënyra se si i numërojmë”, shpjegon Lisa MJ Lee, profesoreshë e asociuar e biologjisë qelizore dhe zhvillimore në Universitetin e Kolorados në Denver. “Në përgjithësi, organet janë koleksione indesh që punojnë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët dhe secila ofron një funksion për performancën ose vetë mbijetesën e njeriut.

Humbja e funksionit të plotë të njërit prej këtyre organeve rezulton vdekjeprurëse. Në vend të kësaj trupi i njeriut është në gjendje të mbijetojë pa shumë pjesë të tjera ose me ndihmën e pajisjeve mjekësore për të zëvendësuar një element që nuk funksionon. Për këtë arsye, llogaritja e numrit të organeve lidhet me mënyrën se si numërohen, por mund të varet edhe nga personi që e kryen atë shpesh merret parasysh numri i përgjithshëm prej 78, duke përfshirë organet vitale, gjuhën, stomakun , tiroide, uretra, pankreasi dhe shumë organe të tjera të vetme ose në çift.

Përveç kësaj ka kocka dhe dhëmbë të cilët numërohen vetëm një herë. Anatomistët i përcaktojnë organet ndryshe, nëse studioni indet në një nivel mikroskopik lista bëhet më e gjatë në krahasim me studimin e asaj që është e dukshme me sy të lirë. Në vitin 2017 një ekip studiuesish analizuan funksionet e mezenterit , një membranë e dyfishtë që rrethon zorrën e hollë dhe i mban ato të mbledhura duke i lidhur me murin e pasëm të vetë barkut. Shumë histologë dhe anatomistë kanë rënë dakord për klasifikimin e mezenterit si organ i vërtetë, por nuk ka asnjë institucion që vendos se çfarë kualifikohet si organ apo që mban një numërim zyrtar.

Nga këndvështrimi i Lee, kur lloje të ndryshme të indeve bashkohen dhe punojnë së bashku, ky është një organ. Duke marrë parasysh çdo kockë të skeletit individualisht, numri 206 i shtohet listës me 78 organe e cila megjithatë tashmë i konsideron të gjitha kockat tona si një njësi prandaj totali nga 284 bëhet 283. Nëse numërojmë 32 dhëmbët veçmas atëherë arrijmë në 315 organe. Të cilat bëhen triliona nëse do të numëronim ligamentet, tendinat, nervat e kështu me radhë individualisht.

Shkencëtarët kanë zbuluar kohët e fundit një enë gjaku të re që kalon përgjatë krahëve tanë është një venë që zakonisht formohet në fazën e fetusit dhe zhduket pas rreth tetë javësh. Tendenca për t'u zhdukur zvogëlohet me kalimin e viteve dhe arteria vazhdon të rritet në moshën madhore.

Zbulimi i një grupi të ri të gjëndrave të pështymës brenda kokës ku takohen zgavra e hundës dhe fyti deri më tani ai kishte mbetur i fshehur dhe u zbulua rastësisht nga mjekët në Institutin Holandez të Kancerit në Amsterdam. Duke konfirmuar se numërimi i organeve në trupin tonë nuk ka një përgjigje të sigurt dhe përfundimtare.

/rtsh.al/