Forcat ajrore ukrainase deklaruan këtë të martën se Rusia ka lëshuar 188 dronë për të sulmuar rajonet e Ukrainës në një sulm gjatë natës.
Duke e përshkruar atë si një numër rekord të doneve të vendosur në një sulm të vetëm, shumica e dronëve u kapën, sipas forcave ajrore, por ndërtesat e banimit dhe infrastruktura kritike si rrjeti kombëtar i energjisë u dëmtuan.
Sipas Reuters, ministria ruse e Mbrojtjes, pranoi se u goditë nga raketat ATACMS, dy herë në tri ditët e fundit, dhe Moska po përgatit kundërpërgjigjen.
“U goditëm nga një sulm tjetër me ATACMS, tetë nga raketat u lëshuan në bazën ajrore ushtarake Kursk-Vostochny pranë Khalino. Shtatë prej tyre u qëlluan dhe një goditi objektin, duke plagosur dy ushtarakë dhe duke shkaktuar dëme të vogla, tha ministria ruse.
“Përgatitjet për veprime hakmarrëse janë duke u zhvilluar”, tha ministria pa dhënë detaje.
/rtsh.al/