RTSH 24 Live

Botë

Rusia shpall "person të padëshirueshëm" një diplomat të Maqedonisë së Veriut

10/06/2021

Rusia shpall "person të padëshirueshëm" një diplomat të Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka bërë të ditur se ka shpallur "person të padëshirueshëm" një diplomat që punon në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë.

Në një deklaratë me shkrim, ministria ruse rikujton se Maqedonia e Veriut muajin e kaluar shpalli "person të padëshirueshëm" një diplomat rus.

Më tej, thuhet se ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Chaushevska-Dimovska, u thirr në ministri dhe se "ambasadores iu dorëzua notë proteste lidhur me shpalljen 'person të padëshirueshëm' të një punonjësi në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë".

Masa në fjalë, thekson ministria, është marrë kundër vendimit "pa arsye" të palës së Maqedonisë së Veriut për të dëbuar diplomatin rus./AA