RTSH 24 Live

Ekonomi

Rusia shkurton furnizimet ndaj Gjermanisë, rriten çmimet e gazit

27/07/2022

Rusia shkurton furnizimet ndaj Gjermanisë, rriten çmimet e gazit

Çmimet e gazit janë rritur pasi Rusia shkurtoi më tej furnizimet me gaz për Gjermaninë dhe vendet e tjera të Evropës Qendrore.  Çmimet evropiane të gazit u rritën me 9%, duke u tregtuar afër nivelit më lartë të të gjitha kohërave, pasi Rusia pushtoi Ukrainën. 

Kritikët akuzojnë qeverinë ruse për përdorimin e gazit si një armë politike. Rusia ka shkurtuar flukset përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani, duke operuar me më pak se një të pestën e kapacitetit të saj normal. 

Gjermania importon 55% të gazit të saj nga Rusia dhe pjesa më e madhe e tij vjen përmes Nord Stream 1 - ndërsa pjesa tjetër vjen nga tubacionet me bazë tokësore. Firma ruse e energjisë Gazprom ka kërkuar të justifikojë shkurtimin e fundit duke thënë se ishte e nevojshme për të lejuar punën e mirëmbajtjes në një turbinë.

Qeveria gjermane, tha se nuk kishte asnjë arsye teknike që ajo të kufizonte furnizimin. Ukraina ka akuzuar Moskën për një "luftë gazi" kundër Evropës dhe për ndërprerjen e furnizimeve për të shkaktuar "terror" mbi njerëzit.  BBC

/rtsh.al/