RTSH 24 Live

Botë

Rusia s’e ndal shtypjen e opozitës, ia arreston 5 ndihmës Navalnyt

22/01/2021

Rusia s’e ndal shtypjen e opozitës, ia arreston 5 ndihmës Navalnyt

Autoritetet ruse i kanë arrestuar pesë ndihmës të politikanit të burgosur opozitar, Alexei Navalny, dhe i kanë paralajmëruar rrjetet sociale që të mos lejojnë thirrje për mbajtjen e protestave këtë fundjavë.

Përkrahësit e opozitarit të burgosur po planifikojnë të mbajnë protesta të shtunën në rreth 65 qytete në mbarë vendin për ta përkrahur kritikuesin e Kremlinit, i cili u arrestua menjëherë pas kthimit nga Gjermania fundjavën e kaluar.