RTSH 24 Live

Europë

Rusia dhe Bjellorusia, marrëveshje për dislokimin e armëve bërthamore takitke ruse në territorin bjellorus

25/05/2023

Rusia dhe Bjellorusia, marrëveshje për dislokimin e armëve bërthamore takitke ruse në territorin bjellorus

Ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe Bjellorusisë nënshkruan të enjten një document për dislokumin e armëve bërthamore taktitke ruse në Bjellorusi. Lajmi u bë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Tass. sipas saj Moska do të ketë kontrollin e armëve të saj si dhe vendimet për përdorimin e tyre. 

Tass gjithashtu raportoi se ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu, që ndodhej në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë,  ishte shprehur se perëndimi kishte ndërmarrë një luftë të pashpallur ndaj Rusisë dhe Bjellorusë.

Bjellorusia vijon të jetë një aelat besnik dhe partner i besueshëm i Rusisë përballë përjekjeve të shteteve perëndimore që po bëjnë çështë e mundur për të zgjatur dhe përshkallëzuar konlfiktin e armatosur në Ukrainë, raportohet të ketë thënë Shoigu. 

Dy vendet, që janë aleatë të ngushtë mbi konfliktin në Ukrainë ranë dakord në fillim të këtij viti për të dislokuar arsenalin bërthamor taktik të Moskës në Bejllorusi. 

Në shkurt të vitit të shkuar, nga territory bjellorus, Rusia filloi pushtimin e Ukrainës si dhe një përpjekje të dështuar për të pushtuar kryeqytetin Kiev të Ukrianës, në atë që e quan operacion special ushtarak.

 

/ RTSH /