RTSH 24 Live

Europë

Rusi, qytetarët po përballen me çmime më të larta

24/03/2022

Rusi, qytetarët po përballen me çmime më të larta

Kostoja e jetesës në Rusi është rritur ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës. Shifrat zyrtare tregojnë se cmimi i disa produkteve bazë, si sheqeri, është rritur me rreth 14 përqind gjatë javës së shkuar. Inflacioni vjon të rritet në atë vend pas dobësimit të monedhës vendase, rublës, vlera e të cilës ka rënë me 22 përqind këtë vit. Të mërkurën, ministria ruse e ekonomisë tha se inflacioni vjetor ishte rritur me 14.5 përqind javën e shkuar, niveli më i lartë që nga fundi i 2015-ës. Shërbimi shtetëror i statistikave bëri të ditur se çmimi i sheqerit u rrit me 37.1 përqind në disa krahina të vendit, duke shënuar një vlerë mesatare të rritjes prej 14 përqind. Sheqeri, i cili përdoret gjerësisht për ruajtjen e ushqimit dhe në prodhimin e pijeve alkolike, është produkti që ka mbledhur më shumë fitime.  Produkti i dytë që ka shënuar rritje më të madhe gjatë javës së shkuar ishin qepët. Mesatarisht çmimi i tyre u rrit në nivel kombëtar me 177 përqind, dhe në disa krahina me 40.4 përqind. Çmimi i pelenave u rrit me 4.4 përqind, çaji i zi me 4 përqind dhe letrat higjenike me 9 përqind. Sipas ekspertëve, çmimet e produkteve janë më të larta për shkak të dobësimit të rublës. "Fajtori kryesor është inflacioni i impottuar. Çdo produkt që importohet në Rusi është me çmim më të lartë për shkak të dobësimit të rublës, thonë ata.