RTSH 24 Live

Europë

Rumania mund t'i japë përparësi dërgesave të misrit dhe lulediellit në tregun vendas

20/07/2022

Rumania mund t'i japë përparësi dërgesave të misrit dhe lulediellit në tregun vendas

Ministri i Bujqësisë i Rumanisë, Petre Daea, ka lënë të kuptohet se vendi mund të japë shumë më pak misër dhe luledielli këtë sezon pasi do të ketë përparësi furnizimin e tregut vendas pasi thatësira ka prekur të korrat, tha Bloomberg duke cituar zyrtarin rumun, raportoi Bursa.ro.

Rumania do të eksportojë vetëm atë që mbetet pas sigurimit të tregut të brendshëm, tha Daea, i cili nuk pranoi të japë detaje të masave të mundshme që qeveria mund të marrë.

"Situata këtë vit është shumë e komplikuar. Ne kemi ndërhyrë me aq sa kemi mundur për të rritur nivelin e ujitjes, por në shumë zona nuk ka qenë e mundur, kështu që një pjesë e madhe e të korrave është e prekur", tha ministri i Bujqësisë.

Rumania dërgoi 4.3 milion ton misër, duke qenë deri tani eksportuesi më i madh i misrit në BE, si dhe eksportuesi i dytë më i madh i farave të lulediellit. Rumania është gjithashtu një furnizues i madh i grurit dhe elbit.

Në fillim të vitit, prodhimi i misrit vlerësohej në rreth 14 milionë tonë, por ndërkohë fermerët i kanë ulur vlerësimet e tyre në rreth 8 milionë tonë. ( Sipas Romania Insider )