RTSH 24 Live

Europa

Rumania dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen për autostradën Timisoara-Beograd

25/06/2022

Rumania dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen për autostradën Timisoara-Beograd

Ministri rumun i transportit Sorin Grindeanu njoftoi më 23 qershor se Rumania dhe Serbia kishin nënshkruar marrëveshjen për të vendosur lidhjen e autostradës Timisoara-Moravița me rrugën Beograd-Vatin të shpejtësisë së lartë, njofton Romania Insider.

Sipas ministrit, autostrada Timişoara-Moravița (A9) do të ketë një gjatësi mbi 73 km dhe ndërtimi i saj do të financohet nga fondet evropiane.

Autostrada Timişoara-Moravița është përfshirë në Masterplanin e Përgjithshëm të Transportit dhe në Planin e Investimeve për Zhvillimin e Infrastrukturës së Transportit 2020-2030.

“Studimi i fizibilitetit do të përfundojë në vjeshtë të këtij viti, i cili na mundëson të hyjmë shpejt në fazën e përgatitjes së tenderit për projektimin dhe ekzekutimin e autostradës. “Marrëveshja e nënshkruar është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendosjen e një lidhjeje të qartë në zonën kufitare të infrastrukturën e shpejtësisë së lartë të dy shteteve”, shkruan Grindeanu në një postim në Facebook, cituar nga Digi24.

Autostrada Timisoara - Moravița (A9) do të sigurojë një lidhje shumë të rëndësishme midis Rumanisë perëndimore dhe Serbisë, por edhe me rrjetin rrugor në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Jugore, theksoi gjithashtu ministri.