RTSH 24 Live

Europë

Rumania, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Hungaria nënshkruajnë marrëveshjen për energjinë elektrike

17/12/2022

Rumania, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Hungaria nënshkruajnë marrëveshjen për energjinë elektrike

Krerët e shteteve dhe qeverive të Rumanisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Hungarisë kanë nënshkruar të shtunën  një marrëveshje për ndërtimin e një kablloje nënujore të energjisë elektrike nën Detin e Zi, njofton ATSH.

Në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin Presidencial të Bukureshtit mori pjesë edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Projekti që pritet të përfundojë brenda katër vjetësh, synon të kontribuojë në diversifikimin e furnizimit me energji elektrike të Evropës.

Energjia elektrike nga rajoni i Kaukazit Jugor do të zvogëlojë më tej varësinë e Europës nga burimet e energjisë ruse.

“Dy brigjet e Detit të Zi nuk kanë qenë kurrë më afër”, shkroi von der Leyen në Twitter.

Më herët, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev  dhe kryeministrat e Rumanisë, Gjeorgjisë dhe Hungarisë respektivisht, Nicolae Ciuca, Irakli Garibashvili dhe Viktor Orban nënshkruan dokumentin zyrtar.

“Marrëveshja vendos thekson rëndësinë e energjisë se rinovueshme”, shtoi von der Leyen.

Gjeorgjia dhe Azerbajxhani ndodhen në malet e Kaukazit. Të dy vendet kanë potencial të konsiderueshëm hidroenergjetik.

Gjeorgjia dhe Rumania ndodhen në Detin e Zi, ndërsa Hungaria kufizohet me Rumaninë.


( Sipas ATSH )