RTSH 24 Live

Televizion

RTSH Shkodra nis transmetimin

18/01/2022

RTSH Shkodra nis transmetimin

77 vjet nga krijimi i saj, Radio Shkodra, e para media në veri të vendit, dhe një nga ka katër degët lokale të Radio Televizionit Public Shqiptar, kthehet në media audio vizive, tashmë në logon RTSH Shkodra. Një ide e nisur vite më parë, e cila hap pas hapi u formësua për t'u kthyer ne realitet këtë 17 janar.

Gazetarë dhe drejtues të Radio Shkodrës kanë lënë gjurmet e tyre në këtë përpjekje disa vjeçare që Shkodra të ketë vulën e saj televizive.

RTSH Shkodra do të fokusohet  kryesisht  në zhvillimet dhe gjithçka ka të bëjë me rajonin verior me në qendër Shkodrën, do të jetë 24 orë është në trasmetim në paltformën digitale dvbt2 të RTSH si dhe në alikacionin RTSH Tani që shkakohet falas në çdo smartfon.

Ashtu siç i takon Shkodrës, të ketë identitetin informues me eksperiencën ndër dekada, RTSH  Shkodra u hap, për të vazhduar gjatë.