RTSH 24 Live

Kulturë

RTSH në zi, ndërron jetë mjeshtri dhe operatori i njohur, Kristaq Kristo

13/06/2022

RTSH në zi, ndërron jetë mjeshtri dhe operatori i njohur, Kristaq Kristo

RTSH në zi. Ka ndërrua jetë në moshën 71-vjeçare mjeshtri dhe operatori i njohur shqiptar, Kristaq Kristo. Lajmin për ndarjen nga jeta të Kristaq Kiços e ka dhënë nëpërmjet një postimi në FB pedagogu, Andrea Nathanaili.

"LAMTUMIRË KIÇO! Kafen e mengjezit nuk do ta pi më me Kiçon ... Kristaq Kriston, mjeshtrin dhe operatorin e zërit në RTSH. Ata që nuk e njohin, e kanë lexuar emrin e Kiços në titrat e qindra dokumentarëve, filmave artistike, filmave televizive, telenovelave, spektakleve, telereportazheve, emisioneve pa fund. Ishte vetëm 19 vjeç kur filloi punë në televizion. Sot, pas 51 vjetësh, KIÇO na trishtoi pa fund. U largua nga kjo jetë një Mjeshtër, që nuk do na flasë më me zë, megjithèse mbeti gjithë jetën më i miri Mjeshtër Zëri në Televizion!
Lamtumirë Kiço Kristo!"- shkruan Nathanaili.

Fillimisht ai ishte operator zëri në studio, për të kaluar në studiot lëvizëse.

Filmi i tij i parë i Kristos si operator zëri ishte "E fshehta e një nate" në vitin 1978.

Më pas  vijnë filmat e tjerë "Koha nuk pret", (1984), "Shokë të një skuadre" (1984), "Zambakët e bardhë" (1984), "Rikonstruksioni" (1989), nderuar me çmim, "Fletë të bardha" (1990), "Një baba tepër" (2000).

Firmën e Kristaq Kristos e mbajnë edhe në disa dokumentarë të njohur të RTSH mbas viteve 2000, mes tyre "Me biçikletë në Shkodër" (2012) të gazetarit Agron Bala.

Arkiva e filmit të RTSH shënon edhe shumë vepra që si operator zëri kanë Kristaq Kriston. 

Permendim serialin e vitit 2008 "Dhimbja e dashurise" dhe me pas  "Shtrembet" (2009), "Realitete paralele" (2009), "Mysafiret", "Vdekja e gjysh Trifonit" (2009), "Pertej kufijve❞ (2009), "Hakmarrja" (2009), "Dy shoket" (2010), “Parate” (2010), "Nje nate me mot te kthjellet" (2010), "Dyer, dyer" (2011), “Bela” (2011), si dhe filmi me seri "Millenium" (2014).

Vepra e fundit të Kristos janë ao me regjisorin e mirenjohur Arian Culiai në filmin telekomedi, "Përrallë moderne" (2018) si mjeshter zeri dhe në filmin "The clown" (2019).