RTSH 24 Live

Televizion

RTSH: I hidhëruar për ndarjen nga jeta të ish kreut të KD Kristaq Traja

30/09/2021

RTSH: I hidhëruar për ndarjen nga jeta të ish kreut të KD Kristaq Traja

Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Publik Shqiptar mësoi me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të konstitucionalistit dhe intelektualit, Zotit Kristaq Traja.  
Zoti Traja ka qenë një nga profesionistët e spikatur të sistemit të drejtësisë, duke ushtruar funksione të rëndësishme që kulmojnë me atë të Gjyqtarit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. 
Ai ka spikatur me mençurinë, urtësinë dhe profesionalizmin e tij, duke treguar një shkallë të lartë integriteti dhe nderuar figurën e gjyqtarit. 
Komuniteti i gjyqtarëve, por edhe i juristëve, do ta kujtojnë përherë me nderim për kontributin e tij të çmuar në fushën e drejtësisë, e në mënyre të të veçante si konstitucionalist me dije të thella. 
Zoti Kristaq Traja do kujtohet edhe për kontributin që dha në fushën e medias, duke drejtuar mbi 5 vite Këshillin Drejtues të  RTSH - së. 
I shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin tonë  familjareve dhe të afërmve për ndarjen e tij nga jeta.