RTSH 24 Live

Televizion

RTSH drejt krijimit të një trupe permanente artistike dhe profesioniste

01/07/2021

RTSH drejt krijimit të një trupe permanente artistike dhe profesioniste

RTSH do të nisë së shpejti audicionet për të krijuar një trupë permanente artistike dhe profesioniste. Ajo do të përbëhet nga muzikantë, artistë, këngëtarë, balerinë, aktorë dhe orkestrantë të njohur të cilët gëzojnë reputacion të spikatur në fushat e tyre. 
Vendimi për audicionet erdhi pasi Këshilli i ri Drejtues i RTSH-së ka marrë vendim në parim për ngritjen e kësaj trupe, e cila mungonte në transmetuesin publik. 
RTSH e merr këtë hap në kuadër të vazhdimësisë së reformimeve si media më e madhe në vend që synon edhe rritjen e cilësisë dhe performancës në programet e saj ditore për teleshikuesit. Ky vendim i Këshillit Drejtues erdhi pasi u konstatua se një pjesë e madhe e buxhetit të shkon për biseda politike, ndërkohë që mungonte një trupë artistike e këtij karakteri prej kohësh. 
Në zbatim të këtij vendimi Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-se ka shpallur thirrjen për të gjithë aplikantët që janë artistë performues të suksesshëm në jetën kulturore të vendit dhe përmbushin kriterin e të qenurit pjesë e kësaj trupe artistike profesioniste.
Ata do të konsiderohen vlerë e shtuar për mbështetjen dhe rritjen artistike dhe cilësore të Radio Televizionit Shqiptar.