RTSH 24 dhe RTSH Sport nisën transmetimin drejtëpërdrejtë të Lojrave Olimpike të Parisit me ceremoninë e hapjes së tyre.
Ceremonia spekatakolare ka nisur mbi lumin Senë.
85 anije bartin gati 7 000 atletë nga vende të ndryshme.
Nisja u bë nga ura Austerlitz, anijet po lundrojnë rreth katedrales Notre-Dame, për të arritur më pas afër Kullës Eiffel, si dhe nën shumë ura tjera që gjenden rreth qendrës së kryeqytetit francez.
Anija me delegacionin shqiptar u shfaq rreth orës 19.38.
Ai përbëhet nga 8 sportistë. Katër janë kualifikuar në këtë turne. Atletja Luiza Gega do të garojë në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg) kanë pritshmëri.
Ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.
Ceremonia nisi në orën 19:30 dhe do të zgjasë rreth tri orë e 45 minuta.
Atë po e përcjell gazetari Andrea Kushi.
/ rtsh.al /