RTSH 24 Live

Aktualitet

Rrumbullaku takon ambasadorin Vincenzo Del Monaco: OSBE mbështetëse ndaj Policisë së Shtetit

29/09/2022

Rrumbullaku takon ambasadorin Vincenzo Del Monaco: OSBE mbështetëse ndaj Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka pritur në një takim ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Reforma ligjore, arsimore dhe ajo strukturore ishin në fokus të bisedës mes Rrumbullakut dhe ambasadorit. Rrumbullaku deklaroi se Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar mbi baza besimi dhe profesionalizmi, me të gjithë partnerët dhe organizatat ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Nga ana e tij, Ambasadori Del Monaco konfirmoi mbështetjen e OSBE. Ai theksoi se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është në dispozicion të Policisë së Shtetit në të gjitha ato fusha ku ka nevojë.

Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e dhënë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ndër vite. Më tej, Rrumbullaku dhe Del Monaco theksuan rëndësinë e forcimit të këtij bashkëpunimi, si dhe të asistencës e mbështetjes nga ana e OSBE-së për Policinë e Shtetit.

/rtsh.al/