RTSH 24 Live

Aktualitet

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt fazës së dytë

05/10/2022

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt fazës së dytë

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për fazën e dytë të rrugës Shëngjin – Velipojë.

Rruga në fjalë ka një rëndësi të veçantë pasi shkurton distancën mes dy bashkive që kanë në fokus turizmin, Shëngjinit dhe Velipojës. 

Distanca mes tyre që kufizohet në 65 kilometra me këtë ndërhyrje parashikohet të jetë 15 kilometra duke u përshkruar në një kohë udhëtimi 20 minuta.

Rruga në total ka pesë lote ku në lotin e parë është pjesa e zonës urbane në Shëngjin. Gjatësia e këtij segmenti është 1.35 kilometra dhe përfshin rrugën ekzistuese përballë Portit të Shëngjinit. 

Projekti është pjesë e një financimi të BERZH dhe të Bankës Botërore. 

Financimi nga BERZH për projektin e rrugëve është rreth 50 milionë euro dhe parashikon edhe projekte të tjera siç është ai i Orikumit.

 

/ rtsh.al /