RTSH 24 Live

Sociale

Rruga Kardhiq-Delvinë, banorët optimistë për përfitimet që do të vijnë

28/06/2022

Rruga Kardhiq-Delvinë, banorët optimistë për përfitimet që do të vijnë

Përfundimi i punimeve në rrugën Kardhiq-Delvinë do të shkurtojë për të gjithë, distancën drejt Sarandës. Punimet në këtë aks rrugor janë drejt fundit dhe banorët e parë po frekuentojnë kalimin edhe pse nuk lejohet.

Përfitimet që do të sjellë rruga Kardhiq-Delvine mendohet që do të jenë të shumta jo vetëm në turizëm por edhe në bujqësi dhe frutikulturë.

Duke nisur nga data 2 korrik parashikohet që ky aks të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve.

/rtsh/