RTSH 24 Live

Ekonomi

Rruga e Lumit të Vlorës, segmenti i ri nga Kuçi në Kotë, spektakël i natyrës

18/10/2021

Rruga e Lumit të Vlorës, segmenti i ri nga Kuçi në Kotë,  spektakël i natyrës

Segmenti i ri i rrugës së Lumit të Vlorës, nga Kuçi në Kotë, tashmë i përfunduar, ofron një spektakël të natyrës shqiptare. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky segment rrugor ku ofrohet një udhëtim spektakolar përmes luginave e peizazheve të mrekullueshme. “Rruga e Lumit të Vlorës, segmenti i ri nga Kuçi në Kotë, një spektakël i natyrës shqiptare”, tha Rama.
Rruga e Lumit të Vlorës dhe ajo Gusmar-Kuç do të kthejë Labërinë e Sipërme nga zona më e izoluar e vendit në udhëkryq të turizmit.
Përveç lidhjes së fshatrave të krahinës me Vlorën, projekti ka për qëllim të lidhë Vlorën me Himarën dhe të krijojë akses më të afërt dhe të shpejtë për Gjirokastrën e Tepelenën drejt bregdetit të jugut.
Përfundimi i këtij investimi do t’i japë zhvillim ekonomik të gjithë fshatrave përmes agroturizmit, shkurton distancën nga Vlora dhe ofron një rrugë alternative piktoreske me destinacion bregdetin e jugut.