RTSH 24 Live

Aktualitet

Rruga e Arbrit do jetë e mbyllur deri më 29 nëntor

23/11/2021

Rruga e Arbrit do jetë e mbyllur deri më 29 nëntor

Rruga e Arbrit do të jetë e aksesueshme për qytetarët më datë 29 nëntor. Deri në festën e çlirimit, shoqëria koncesionare “Gjoka Konstruksion” u kërkon qytetarëve që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, të vijojnë të frekuentojnë akset e tjera rrugore lidhëse.

“Shoqëria koncensionare njofton të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, të vijojnë të frekuentojnë akset e tjera rrugore lidhëse me Tiranën deri më datë 29.11.2021, pasi RRUGA E ARBRIT VIJON TË JETË E MBYLLUR. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve deri në njoftimin e rradhës për qarkullim në Rrugën e Arbrit”, thuhet në njoftimin e Kompanisë.