RTSH 24 Live

Sociale

Rruga e amortizuar, banorët e fshatit Thanasaj në Lushnje kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve të pjesshme

25/11/2021

Rruga e amortizuar, banorët e fshatit Thanasaj në Lushnje kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve të pjesshme

Rruga që lidh fshatin Thanasaj me rrugën kombëtare, është tërësisht e amortizuar. Banorët e këtij fshati thonë se pavarësisht premtimeve të përsëritura nuk është ndërhyrë asnjëherë për mirëmbajtjen e saj, që në vitet 70-të, kur dhe u ndërtua.
Që nga vitet 70- të kur u asfaltua për herë të parë, aksi rrugor në Thanasaj të Lushnjes  është kthyer në ferr për banorët. Gropat e mëdha e të mbushura me ujë përshkojnë gjithë gjatësinë e rrugës. Mjetet e transportit publik nuk futen në fshat.
Rikonstruksioni i rrugës, është refreni i përsëritur në çdo fushatë, për zgjedhje lokale apo parlamentare, ndaj dhe këtë herë banorët e fshatitThanasaj kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve të pjesshmë vendore, që pritet të mbahen për kreun e kësaj bashkie.  
Fshati Thanasaj ka rreth 1000 banorë, ndërsa ky aks rrugor është 4 km i gjatë. Rruga lidh banorët me zonën e Peqinit dhe me rrethrrotullimin e Çermës. Që prej ndërtimit të urës së rë të Rrogozhinës, ura e vjetër doli jashtë vëmendjes së shtetit duke sjellë edhe degradimin e saj.