RTSH 24 Live

Ekonomi

Rritja ekonomike/ Arben Malaj: Duhet të shoqërohet me rritjen e punësimit dhe të ardhurave

31/03/2023

Rritja ekonomike/ Arben Malaj: Duhet të shoqërohet me rritjen e punësimit dhe të ardhurave

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar treguesit e fundit për një rritje ekonomike të vendit tonë.

Në një intervsitë për RTSH 24 me Skype,  Malaj thekson se kjo rritje duhet të shoqërohet edhe me rritjen e punësimit dhe të ardhurave për frymë të qytetarëve.

Është gjë e mirë që Shqipëria ka një rritje ekonomike e cila më pas duhet të shoqërohet me rritje me të ardhurat për frymë dhe të shoqërohet me rritjen e punësimit. Problemi është struktura në të cilën është mbështetur kjo rritje ekonomike”, ka theksuar Malaj.

Sipas tij, në këtë rritje evidentohet sektori i ndërtimit me 10 për qind. Por, fokusimin tek sektori i ndërtimit, Arben Malaj e sheh me elementë kritikë për rritjen ekonomike të vendit.

Po të shikojmë, sektori që është rritur më shumë, është ndërtimi me 10 për qind. Pra, dy herë më shumë se sa mesatarja.

Mirëpo fokusimi te ndërtimi dhe pasuritë e patundshme mund të shfaqen në një kohë të dytë në elementë kritikë për rritjen ekonomike, sepse edhe burimet e financimit të sektorit privat do të jenë me një kosto më të madhe”, u shpreh Malaj.

Ai vuri në dukje se një nga sektorët e rëndësishëm të vendit, siç është bujqësia nuk ka pasur rritje, madje në disa tre-mujorë sipas tij është raportuar me tregues negativë.

Ish-ministri i Financave shpjegoi se kjo lidhet edhe me braktisjen e vendit.

Elementi i dytë është bujqësia, që është një sektor i rëndësishëm që jep deri në 18-20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ku janë të punësuar rreth 45 për qind e popullsisë.

Dhe kur bujqësia nuk rritje, pasi është një rritje fare anemike, në disa tre-mujorë është edhe negative atëherë rritja nuk është gjithpërfshirëse.

Është një nga sektorët që lidhet me braktisjen e vendit. Nuk është e drejtë sepse rritja përqendrohet në pak aktivitete dhe kompani ndërsa ajo që kemi sfidë si të kemi një rritje me ritme sa më larta”, shpjegoi Malaj.

/rtsh.al/