RTSH 24 Live

Ekonomi

Rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit, Ibrahimaj: Do kompensojmë deri në 30 %, përfitojnë 300 kompani! Opozita: Sjell abuzime

30/06/2022

Rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit, Ibrahimaj: Do kompensojmë deri në 30 %, përfitojnë 300 kompani! Opozita: Sjell abuzime

Rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit që pas pandemisë në 2021 dhe më pas edhe me luftën në Ukrainë ka barë që shumë projekte infrastrukturore të ngadalësohen dhe punimet e tyre të shtyhen përtej aftave të mbarimit. Në mbështesje të kompanive qeveria ka dërguar në Kuvend një akt normativ që do të kompensojë ndërtuesit e kontratave publike nga 5-30 % për çmimin e rritur të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj teksa fton deputetë që ta votojnë këtë akt normativ, tha se do të përfitojnë 300 kompani dhe se ky fond është pjesë e paketës anti-krizë. Ministrja tha se të gjitha përpjekjet janë fokusuar në reduktimin e efekteve negative të kësaj krize në një kohë që sektori i ndërtimit përmban 8.3 % të PPB.

“Janë rritur çmimet e materialeve të ndërtimit, rritja nuk filloi me luftën por në 2021 pas pandemisë nisur nga kërkesa e shtuar në nivele globale. Rritja e çmimit të hekurit, çimentos etj. shkon nga 40-50 %. Kjo situatë nuk ndodh vetën në Shqipëri po në gjithë botën. Kjo ka krijuar problematika me ecurinë  e investimeve publike duke ngadalësuar kantatat publike pasi rritja e çmime do të sillte falimentim të kompanive, por edhe mosrealizim të punimeve dhe nxjerrjen ne papunësi të punonjësve të angazhuar në këto punime. Ndërtimi zë 8.3 % të PPB. Qeveria angazhohet të reduktojë efektet negative të kësaj krize. Janë një nur i lartë kontratash dhe efekti maksimal i parashikuar në buxhet është 6 mld lekë që jo domosdoshmërish do të harxhohet.  Procedurat e përfitimit të kompensimit janë përcaktuar me detaje. Realizmit të një kontrate shtesë që kryhet pas kati normativ. Rritja është nga 5-30%. Përfitues janë rreth 300 kompani, numër i lartë kontratash që janë t lidhura që prej fillimit të përcaktimit të këtij akti.  Ne do njohim deri në 30% të shpenzimeve të lidhura me këto produkte", tha Ibrahimaj.

Por për opozitën ky akt normativ mund të shkaktojë abuzime dhe trajtim të barabartë. Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu tha se ka kompani të tjera që kanë shkelur afatin kohor të kontratës dhe do të kompensohen.

“Mund të shkaktojë abuzime dhe trajtim jo të barabartë, pasi disa kanë kryer punime para aktit duke përballuar edhe rritje të kostove, disa të tjera nuk kanë kryer punime, duke shkelur grafikun kohor të kontratës. Ata që kanë kryer punime s’do marrin kompensim, ata që se kanë respektuar kontratën do kompensohen”, tha Agalliu.

Edhe deputetja e PD, Grida Duma tha se përmes këtij akti normativ do të favorizohen miqtë e Ramës, ndërsa tha se ministrja Ibrahimaj gënjen pasi janë 30 kompani që përfitojnë dhe jo 300 siç tha ajo.

“Sot jeni mbledhur që më të pasurit, më të avantazhuartit, ata që ulen në tavolina me shefin tuaj, ju japin urdhra të vini në komisione, kur unë kam dashur të bëj minimumin jetik, pronari ynë i vërtetë është votuesi. Ju shqetësoheni se aksionerët e peshqve të mëdha e marrin rimbursimin apo jo. Emrin e kontratave nuk na e keni thënë, thoni 300, kam bindjen se janë 30 të rëndësishme”, tha ajo.

/rtsh.al/