Për shkak të potencialit turistik qyteti më i shtrenjtë në rajonin juglindor sa i përket çmimit të pasurive të paluajtshme mbetet Pogradeci. Sipas agjentëve imobiliarë çmimet në Pogradec shkojnë deri në 1000 euro për metër katror. Mungesa e pronave të lira, rritja e çmimit për materiale ndërtimi, por edhe kërkesa e lartë kanë bërë që çmimet të rriten me disa herë, krahasuar me vitet e kaluara.
Rritja e çmimit të pronave ndikon negativisht tek banorët e zonës, të cilët e kanë të vështirë të blejnë një banesë me të ardhurat e tyre. Por kjo rritje çmimesh për banesat, ka rritur dhe qiranë për objektet.
Sipas cesusit të fundit rreth 25.5% e banesave janë të pa banuara, ndërsa mbi 51 mijë banesa janë më të vjetra se 10 vjet, çka tregon uljen intensitetit të ndërtimeve në këtë zonë gjatë viteve te fundit. Miratimi i planit urbanistik pritet ti hapë rrugën ndërtimeve të reja.
Gazetare: E. Xhindole
/rtsh.al/