RTSH 24 Live

Sociale

Rritet vaksinimi në Bajram Curri

09/10/2021

Rritet vaksinimi në Bajram Curri

Teksa prej disa javesh në Shqipëri ka rritje  të numrave të infektimeve me covid-19, është shtuar edhe interesi i qytetarëve për të bërë vaksinën. Banorët  në qytetin e Bajram Currit thonë se krahas vaksnimit duhet të mos humbet vigjilenca për kujdes pasi virusi eshte ende prezent. 
Drejtor i njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Tropojë Avni Bonjaku thotë se mbi 50 % e banorëve kanë marrë dozën e parë ndërsa 40 % kanë marrë të dyja dozat, shifër kjo sipas tij e redit rrethin e Tropojës ndërt të parët ne vend për numrin e vaksinimeve. 
Sipas  Bonjakut gjatëperiudhës gusht-shtator kishte shtim të rrasteve të të  prekurve me covid ndërsa e përbashkëta e pacientëve aktual me covid është se nuk janë vaksinuar dhe sipas tij zgjidhje përfundimtare është vaksinimi i popullatës.
Në rrethin e Tropojës që nga nisja e proccesit të vaksinimit deri më 30 shtator  janë aplikuar mbi 13 mijë doza vakinash.