RTSH 24 Live

Letërsi

Rritet interesi për leximin e librave/ Zhanri më i pëlqyer për këtë vit janë romanca dhe klasikja

05/09/2023

Rritet interesi për leximin e librave/ Zhanri më i pëlqyer për këtë vit janë romanca dhe klasikja

Libri ndër vite vijon të mbetet shoqëruesi besnik i lexuesve edhe gjatë sezonit të verës.

Sipas punonjësve të librarive për këtë vit interesi ka qenë në nivele të larta. Ata u shprehën se zhanri më i pëlqyer ka qenë romanca, por edhe linja e klasikes ka vijën e saj lineare. 

“Ka qenë një vit i suksesshëm. Titujt me motivim psikologjik janë më të shiturit gjatë kësaj vere. Grupmosha që më shumti shohim në librari janë të rinj, gjyshet, apo nënat që zgjedhin tituj për nënat e tyre, apo dhe moshat e treta", tregon punonjwsi i librarisë.

Për sa i përket leximit tek të rinjtë është i ndarë në grupe, ata të rinj të cilët lexojnë pak, ata që përqendrimin e kanë tek teknologjia dhe ata të cilëve u pëlqen ta shfletojnë vet dhe të mbajnë shënime.

Duket se edhe këtë verë prirja e lexuesve shkon drejt autorëve të huaj, kryesisht të përkthyer në shqip, duke lënë në hije shkrimtarët shqiptarë.

Gazetare: Klea Neli

/RTSH/