RTSH 24 Live

Ekonomi

Rriten të ardhurat e biznesit në Sarandë

03/04/2021

Rriten të ardhurat e biznesit në Sarandë

Duket se nisja e vaksinimit dhe ardhja e pranverës, kanë ndikuar në normalizimin e situatës së bizneseve në qytetin e Sarandës. Ardhja e vizitorëve vendas dhe të huaj, ka bërë që të ardhurat e bizneseve të pësojnë një rritje të vogël dhe si pasojë, sipërmarrësit e tyre, të rritin edhe stafin e të punësuarve. Për disa prej tyre, situata duket akoma e zymtë por ka edhe nga ata sipërmarrës që shprehen optimistë për stinën e verës.  

“Situata ka filluar e po ndryshon pak me hapjen e kohës dhe mbarimin e bulevardit. Kemi parë lëvizje, po ndikon edhe pjesa e vaksinimit dhe njerëzit kanë filluar lëvizin. Kemi filluar afrojmë përsëri staf në biznesin tonë ndërsa shpresojmë që situata të jetë më mirë nga viti i kaluar”,shprehet një administrator

“Unë jam i kënaqur deri tani, fuqia blerëse ka qenë normale, shpresojmë për më mirë nëse hapen kufinjtë dhe na vijnë edhe vizitorët”,shprehet një tjetër.  

Vitin e kaluar për shkak të pandemisë, shumë biznese u mbyllën dhe shume të tjera hoqën nga puna puntorët që kishin prej vitesh për shkak se të ardhurat e tyre, ranë ndjeshëm.