RTSH 24 Live

Europë

Rrëzohet teleferiku në Itali, humbin jetën nëntë persona

23/05/2021

Rrëzohet teleferiku në Itali, humbin jetën nëntë persona

Të pakën 9 persona humbën jetën në Itali pas rrëzimit të një teleferiku që lidh qytetin Stresa me malin Mottarone në rajoni të Piedmontit. Në momentin e aksidentit në teleferikun me kapacitet deri në 40 persona ndodheshin 11 turistë. Dy fëmijë të moshave 9 dhe 5 vjeë në gjendje të rëndë u dërguan me urgjencë në një spital në afërsi të Torinos për të marrë ndihmën e mjekëve.
 Ekipet e kërkim-shpëtimit nuk përjashtojnë mudnësinë që të ketë dhe viktima të tjera, Sipas dëshmitarëve teleferikuu rrëzua në pikën më të lartë e cila llogaritet rreth 1500 metra e lartë.
Operacionet e kërkim –shpëtimit bëhen më të vështira pasi kabina e teleferikur u rrëzua mes pemëve në një zonë të paarritshme. Një automjet i njësisë së zjarrfikësve që po ngjitej në vendin e tragjedisë u përmbys por fatmirësiht nuk pati  të lënduar  
Impianti në të cilën ndodhet teleferiku i rrëzur u rihap për turistët më 24 prill dhe i ishte rinovuar në vitin 2016