RTSH 24 Live

Lifestyle

Rreziqet me të cilat mund përballeni nëse mbani teshtimën

23/05/2023

Rreziqet me të cilat mund përballeni nëse mbani teshtimën

Teshtitja është një refleks natyral i trupit që shërben për të çliruar traktin respirator nga irrituesit ose alergjenët, polenit dhe mikrobet prandaj mbajtja e saj mund të çojë në pasoja të padëshiruara dhe madje të rrezikshme për shëndetin.

Efektet anësore negative që vijnë si pasojë e mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes mbi të cilat ushtrohet presion është deri në 20 herë më i madh se lëshimi i thjeshtë i teshtitjes.

Kraharori- Mbajtja e teshtimës mund të shkaktojë dhimbje ne kraharor. Nuk është e rrezikshme, por është një shtrëngim i pakëndshëm. Kur teshtitni, ushtroni presion mbi diafragmën, muskulin në kraharor që ju ndihmon të merrni frymë. Ndjesia e shtrëngimit ndihet edhe në sternum .

Sytë- Mbajtja e teshtimës mund të shkaktojë plasjen e kapilarëve në sy sepse teshtitja ushtron shumë presion mbi to për këtë arsye është mirë të mos e mbani teshtimën.

Veshi- Mbajtja e teshtitjes mund të rezultojë në dëmtim të veshit të mesëm dhe të brendshëm dhe dëmtim i daulles së veshit.

Aneurizma- Mbajtja e teshtitjes mund të shkaktojë, në situata ekstreme, një aneurizëm, e cila konsiston në zgjerimin e një segmenti vaskular me rrezikun e këputjes së tij.

Hunda- Mbajtja e teshtimës mund të shkaktojë epistaksi, e cila është gjakderdhje nga hundët.

/rtsh.al/