RTSH 24 Live

Serbi

Rrezik në një tjetër shkollë në Serbi, nxënësi kërcënon mësuesin me bombë

09/05/2023

Rrezik në një tjetër shkollë në Serbi, nxënësi kërcënon mësuesin me bombë

Policia serbe ka arrestuar një nxënës i cili ka kërcënuar me bombë një mësues të një shkolle të mesme.

Nxënësi ka kërkuar ta zgjidhë “hakmarrjen” e tij ndaj mësuesit duke e kërcënuar me bombë, për shkak paralajmërimit që i riu kishte marrë si pasojë e mungesave të shumta që bënte në shkollë.

Pas arrestimit, policia kontrolloi banesën e nxënësit por nuk gjeti mjete shpërthyese apo armë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë. Ai është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike në Pirot, shkruan B92.

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë të mesme në Babushnicë të Serbisë, duke krijuar panik pas masakrës së vetëm pak ditëve më parë kur një nxënës ekzekutoi 8 nxënës dhe rojen e shkollës ku mësonte. 

/rtsh.al/