RTSH 24 Live

Lifestyle

Rrezik dhe adrenalinë, vëllezërit shqiptarë akrobat mahnitin jurinë e 'America's got talent'

13/07/2022

Rrezik dhe adrenalinë, vëllezërit shqiptarë akrobat mahnitin jurinë e 'America's got talent'

Të gjithë kemi parë performanca nga më të paharrueshme në ‘America’s got talent’ që do të mbahen mend gjatë dhe duket se njëra prej tyre do të jetë edhe performanca që dhanë dy vëllezërit shqiptarë Arnold dhe Artan Balla, 25 vjeç dhe 20 vjeç.

Të pasionuar pas akrobacisë, ata bënë një performancë tepër të rrezikshme dhe të saktë sa lanë pa fjalë jurinë, ndërsa publiku u ngrit në këmbë duke brohoritur. Vlerësimet maksimale dy vëllezërit shqiptar i morën edhe nga anëtari më skeptik i jurisë, Simon Cowell.

Arnold dhe Artan Balla morën të 3 vota pozitive, ndërsa pritet që shfaqjen tjetër ta kenë të mbushur më me adrenalinë, ku sipas sugjerimit të Simon, do të përdorin thika në vend të topave të tenisit.

/rtsh.al/