RTSH 24 Live

Aktualitet

Rreth 11 mijë të vaksinuar sot në Shqipëri, farmacistët marrin dozat e para

07/04/2021

Rreth 11 mijë të vaksinuar sot në Shqipëri, farmacistët marrin dozat e para

Gjatë ditës së sotme janë kryer në të gjithë vendin  10 791 vaksinime. Ministrja Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, raporton se gjithashtu që nga fillimi i fushatës janë kryer 232 379 vaksinime. Ditën e sotme nisi vaksinimi i farmacistëve në vend, ndërkohë që prej ditësh vijojnë të marrin dozat e vaksinave qytetarët mbi 70 vjeç.