RTSH 24 Live

Aktualitet

Rrëfehen vëllezërit Beqiri, vepronin si vrasës me pagesë! Zbardhen disa atentate, 14 të arrestuar, 5 në kërkim

04/10/2022

Rrëfehen vëllezërit Beqiri, vepronin si vrasës me pagesë! Zbardhen disa atentate, 14 të arrestuar, 5 në kërkim
Gentian dhe Indrit Beqiri

Dëshmia e dy vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiri, të cilët u sulmuan në autostradën Tiranë-Durrës një ditë më parë nga 4 persona ka zbardhur një sërë atentatesh të rënda të ndodhur në vend. Vëllezërit, të cilët vepronin si vrasës me pagesë, kanë treguar lidhjet e tyre të shumta me kriminelët dhe porositësit, duke çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal. 

Në kuadër të operacionit të koduar “Porositësi” në pranga kanë përfunduar 14 persona, ndërsa janë në kërkim 5 të tjerë. Të implikuar në ngjarjet kriminale, një shtetas i arrestuar më parë në Belgjikë dhe një shtetas i arrestuar më parë në Tiranë. Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, nga viti 2021 dhe në vazhdim.  

Pas dhunës dhe pengmarrës për disa minuta ndaj vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiri në autostradën Durrës-Tiranë, është arrestuar një nga autorët dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerët. Vëllezërit kanë dëshmuar se po planifikonin të vrisnin “Rrumin e Shijakut”. Vëllezërit Beqiraj vrojtonin Aleksandër Lahon i njohur edhe si “Rrumi i Shijakut’ për ta ekzekutuar dhe mendohet se janë pikasur nga njerëzit e tij, të cilët i sulmuan në autostradën Tiranë-Durrës.

“Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori Arjan Ndoja

Zbardhja e atentateve/ Hetimet zbuluan se vëllezërit Beqiri, në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga Kevin Zeneli dhe Ilirjan Feçi, për llogari të shtetasit Kasandër Noga, kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit Arben Mërkurit, në qytetin e Durrësit.    

Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit. 

Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Nga atentati më 4 janar 2022 u vra Erion Çela dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë, por objektivi ishte Geron Hasanbelliu. Autori Kevin Zeneli pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit Beqiri, për t’u larguar jashtë shtetit. 

Në lidhje me planifikimin dhe marrjen e porosisë për vrasjen e Arben Mërkurit në Sukth, nga hetimet e thelluara rezultoi se 2 vëllezërit kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij. Dy vëllezërit ishin porositur nga Kevin Zeneli dhe kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje. 

Nga hetimet e thelluara rezulton se porositësi i dy vrasjeve të mësipërme është Kasandër Noga, i cili aktualisht është i arrestuar në Belgjikë. Ky shtetas ka porositur Kevin Zenelin, i cili ka paguar dy vëllezërit, për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve.   

Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H.  Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngjarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar nga policia një ditë më parë.

Arrestimet/ Mes të arrestuarve ishin edhe një punonjës i policisë së Burgjeve në Durrës, i cili u siguronte materialet vrasësve si dhe një ushtarak në repartin e Pezë Helmës në Tiranë. Të arrestuar janë:

  1. G. B., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  2. I. B., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  3. F. B., 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  4. P. H., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  5. I. H., 42 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  6. A. D., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  7. F. M., 52 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
  8. B. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
  9. G. Sh., 50 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
  10. K. D., 64 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
  11. A. H., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
  12. F. H., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;
  13. A. L., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”, i dënuar më parë po për këtë vepër penale;
  14. A. C., 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

Gjithashtu u shpallën në kërkim:

  1. A. B., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
  2. A. L. alias P. M., 49 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
  3. D. F. alias D. M. alias D. P., 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
  4. A. S., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  5. K. Z. alias K. S., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘’Vrasja’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin K. N., aktualisht i arrestuar në Belgjikë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë  eksploziv,  fitil zjarrpërcjellës,  detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa.

/rtsh.al/