RTSH 24 Live

Sociale

Rotary shpërndan dhurata për fëmijët

24/02/2021

Rotary shpërndan dhurata për fëmijët

Për të disatën vit radhazi Klubi i Rotarianëve ka shpërndarë pako më dhurata për fëmijët e shkollës së Mesme të Bashkuar  në Lozhan. Janë rreth 280 pako të cilat do shpërndahen në të 10 shkollat e kësaj  zone. Gjergji Çiço anëtar i Klubit të Rotarianëve, bën me dije se për shkak të pandemisë këta fëmijë nuk mundën ti merrnin në muajin dhjetor si dhuratë për fundvit, por përsëri edhe këtë vit një pako me dhurata për çdo grup-moshe nuk mund të mungone për këta fëmijë në këto zona të thella.

Klubi i Rotarianëve ka bërë shpërndarjen e pakove edhe në shkollat e kopshtet e qyteti të Korçës. Çdo  vit këto dhurata kapin një vlerë prej 100 mijë Euro.