RTSH 24 Live

Kronika

Roskovec/ Autobusi përplaset me motomjetin, humb jetën 80-vjeçari

29/09/2022

Roskovec/ Autobusi përplaset me motomjetin, humb jetën 80-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është shënuar këtë të enjte në në Kurjan në Roskovec. Autobusi me drejtues I. M., 56 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues I. C., 80 vjeç i cili humbi jetën.

Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.

Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale ndërsa Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë. Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”,  thuhet në  njoftimin e policisë.

/rtsh.al/