RTSH 24 Live

Art

Ronela Hajati triumf në 'Netët e klipit', kënga 'TQR' fiton videoklipi më i mire

28/05/2023

Ronela Hajati triumf në 'Netët e klipit', kënga 'TQR' fiton videoklipi më i mire

Ka qenë Ronela Hajati ajo që ka rrëmbyer trofeun e madh të Netëve të Klipit Shqiptar ne 20-vjetorin e tij jubilar, atë të videoklipit më të mirë në të gjithë komponentët, me titull TQR, prodhuar nga Max Production,  por edhe çmimin e medias.

Mes 24 çmimeve që u dhanë në spektaklin që mban prej dy dekadash  firmën e Deliart Assosation dhe regjisorit Petri Bozo, nën prezantimin e Ermal Pecit, transmetuar në RTSH1 dhe RTSH Music nga kalaja e Ulqinit, çmimin për regjinë më të mirë e ka marrë klipi Loola Blerando dhe Arvena me regjisor Anton Spreeman.

Si Interpretuesja më e mirë në Klip shpallet Lore, me klipin Extasy

Interpretuesi më i mirë në Klip shpallet Lorenc Hasrama

Montazhi më i mirë në Klip: Frame Company me klipin Se te dua, me protagoniste Aurela Gaçe

Kamera më e mirë në Klip: XL Film

Produksioni më i mirë në Klip: Prej teje se prita nga N’Pik, NRG Band &Tuna

Performuesi më I mirë I vitit por edhe çmimin e Jurisë e ka marrë Klipi Ndoshta, Dren Abazi

Klipi me i mire Balade: Gresa Gjoceraj, Zbrazët

Best Group: NRG Band

Dueti me i Mire: David Dreshaj Elinel

Çmimi i Publikut: Beatrix Ramosaj, Me ndikon

Klipi me i mire rock: Në çdo hap, Urban Band

Klipi me i mire Alternativ: Extasy, Lore x naBBoo

Deputuesi me i mire ne Klip: Klejti Mahmutaj

Grafika me e mire ne Klip: Fati Jem. Adelina Tahiri

Fabula me e Mire ne Klip: E dua, realizuar nga Edlira Baholli

Klipi me i mire  i muzikes Pop R&B: Humba veten, Xhesika Polo

Imazhi me i mire ne Klip: Adelina Tahiri

Klipi me i mire Urban: Endrra jone Renis Gjoka

Mbrëmja pati edhe një spektakël me shumë të ftuar që kënduan apo ndanë çmimet, mes të cilëve edhe Mihrije Brahja, apo këngëtari bosnjak, Adis Skalou.

/RTSH/