RTSH 24 Live

Letërsi

Romani "Kthesa" i Valentina Hysit, sjell jetën dhe dinamikën e saj

20/03/2021

Romani "Kthesa" i Valentina Hysit, sjell jetën dhe dinamikën e saj

“Kthesa”, titullohet romani i sapo botuar i autores së re, Valentina Hysi. Ai është vërtetë një kthesë e shënuar në jetën e saj. Valentina pasionin e hershëm për krijimtarinë letrare, e ka kthyer tashmë në një realitet. 
E diplomuar para shumë vitesh në degën e Gjuhës dhe Letërsisë, në një moment të jetës së saj, i kthehet ëndrrës së "fjetur", të shkruarit. 
Ky roman i parë i autores është i kompozuar në dy linja. Përmes notave autobiografike, ajo përcjell ngjarje të jetës së saj, të cilat i vesh edhe me “fiction”, duke na e servirur romanin si letërsi dhe jo si një autobiografi.
Autorja na tregon edhe një ngjarje shumë të veçantë që fshihet pas këtij libri. Drejtimi i makinës së Jetës që mbeti në “Kthesë”, bëri që Hysi të vazhdonte të shkruante linjën tjetër të historisë së dashurisë, atë që i ati kishte lënë në mes dikur.
Jeta me dinamikën e saj, nxjerr shumë mësime për këdo, ndaj Valentina Hysi përmes romanit “Kthesa”, jep këtë mesazh për të gjithë lexuesit e librit të saj.