RTSH 24 Live

Sport

Roma fitoi finalen e Conference League, Mourinho përlotet nga gëzimi

25/05/2022

Roma fitoi finalen e Conference League, Mourinho përlotet nga gëzimi

Fitimi i finales së Conference League, është shoqëruar me emocione të forta nga lojtarët e Romës. Futbollistët italianë kanë ngritur peshë trajnerin Hose Mourinho, pas fitores me rezultatin 1 me 0 ndaj Feyenoord. Por ajo që ka rënë në sy ka qenë fakti se trajneri i Romës, Mourinho, nuk i ka mbajtur dot emocionet, duke shpërthyer në lot gëzimi.

/rtsh.al/